# Tags
#Kosovë #Lajme

Protesta në Tiranë, Haradinaj nga Cyrihu: Presim me na u bashku njerëz të nacionaliteteve të tjera

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj sot nga Cyrihu në Klan Kosova ka dhënë detaje në lidhje me protestën me motorë në Hagë.

Ai u shpreh se atje u janë bashkuar edhe  njerëz të nacionaliteteve të tjera.

“Ne jemi drejt Tiranës, ne jemi grupi që jemi kemi nisur me protestën e motorave prej Kosovës dhe mbrëmë kemi mbërritur vonë në Cyrih”.

“Neve sot si motorista na janë bashkuar njerëz të nacionaliteve të tjera vetëm flamujt kur i kanë parë kur na kanë pyetur, janë bashkuar motorista, po presim me na u bashku njerëz të nacionaliteve të tjera”.

“Ne deshëm me internacionalizu me defilimin tonë të motoristëve dhe që është shumë kreative, po e shohim se çfarë ndjenjash po ngjallë” , u shprehur ai./GazetaExpress/PortaliAlarm/