Kurti: Nga nesër fillon ekzekutimi i shtesave për fëmijët me rritje prej 50 për qind
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga nesër, më 25.11.2025, fillon ekzekutimi i pagesave për shtesa për fëmijët me rritjen e miratuar prej 50 për qind.
Kurti ka thënë se nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë.
“Pra një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro; një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro; një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë”- ka thënë ai.
Ai i ka uruar fëmijët që t’i gëzojnë ato me shëndet./Kallxo.com/PortaliAlarm/
Postimi i plotë:

Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































