Dëmet e shkaktuara në shkollat e Skenderajt rreth gjysmë milioni euro (Foto)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë vizituar sot shkollat e qytetit “Ahmet Delia”, “Anton Çetta” dhe “Hamëz Jashari”, për të parë gjendjen e tyre që u shkaktua nga vërshimet e 19 janarit në komunën tonë.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e objekteve dhe në hapësirën e palestrave, ku sipas vlerësimit, llogaritet të jetë rreth 500 mijë euro vetëm në shkollat e komunës.

Kryetari Nura bashkërisht me drejtorin Duraku, janë angazhuar maksimalisht që të sanohen dëmet e shkaktuara, në mënyrë që objektet shkollore të aftësohen plotësisht dhe të rikthehet procesi i rregullt shkollor.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=741746250857218&id=100050655494082&mibextid=Nif5oz
© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë