Joao Mendes (Joao de Assís Moreira), djali i legjendarit Ronaldinho Gaúcho, ka qenë në një periudhë prove te Barcelona që nga fillimi i janarit.
17-vjeçari, i cili së fundmi ka ndërprerë kontratën me klubin brazilian Cruzeiro, luan si sulmues, ka pasaportë spanjolle dhe përfaqësohet nga xhaxhai i tij, Roberto de Assis.
Në një bisedë në RAC-1, Ronaldinho e bëri fakt të kryer nënshkrimin e djalit të tij Joao Medes (22-2-2005) për Barcelonën.
“Unë nuk jam kurrë jashtë klubit. Barcelona është pjesë e jetës sime. Kudo që shkoj, e marr Barcelonën me vete. Me ardhjen e djalit tim te Barça, do të jem më i pranishëm këtu”, ka rrëfyer Ronaldinho në programin “Tu Diràs”