Hakerët po përdorin një teknikë të re për të kompromentuar llogaritë e WhatsApp

Llogaria juaj e WhatsApp është një shënjestër joshëse për kriminelët kibernetikë.

Në rastin e kompromentimit të një llogarie, kriminelët kibernetikë jo vetëm që mund të aksesonin historikun e bisedave tuaja, por gjithashtu të mashtrojnë të tjerë në emrin tuaj duke ju dërguar maluerë kontakteve.

Për të arritur këtë objektiv, ata aktualisht po përdorin një metodë të thjeshtë por të zgjuar. Megjithatë mund të mbroheni duke marrë masa të thjeshta.

Veprimet e hakëreve

Për të marrë nën kontroll llogarinë tuaj, hakerët fillimisht përpiqen të kyçen në të. E gjitha që kanë nevojë është numri i telefonit. Duke qenë se aksesi nuk është i suksesshëm, do të merrni një SMS me një kod PIN.

Në të njëjtën kohë krimineli kibernetikë i thotë aplikacionit se kodi i kërkuar me SMS nuk ka mbërritur dhe e kërkojnë kodin përmes një telefonate. Ata përpiqen të marrin llogarinë gjatë kohë së jeni në gjumë në mënyrë që telefonata të kalojë tek posta zanore.

Eksperti i sigurisë Zuk Avraham thotë në rrjetin social Twitter posta zanore ruan kodin e dërguar në WhatsApp me një kod PIN tjetër. Më pas ata provojnë të aksesojnë postën zanore duke përdorur kodin PIN automatik që zakonisht është katër shifrat e fundit të numrit të telefonit.

Nëse arrijnë me sukses të ekzekutojnë këtë lëvizje, ata mund të qasen në WhatsApp me lehtësi. Për tu siguruar se ju nuk e aksesoni dot WhatsApp tuaj, ata aktivizojnë verifikimin me dy faktorë.

Ja sesi të mbroheni

Për të parandaluar hakerët të kompromentojnë llogarinë tuaj, duhet të siguroheni se kodi i postës zanore nuk është kodi automatik. Një alternativë është çaktivizimi plotësisht i postës zanore. Gjithashtu rekomandohet të aktivizohet verifikimi me dy faktorë për WhatsApp. /PCWorld Albanian/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë