Instagram mund të jetë duke konsideruar ofrimin e verifikimit me pagesë për përdoruesit. Një zhvillues arriti të gjente disa referenca në kodin e aplikacionit ku shkruhet “paid blue badge” dhe me shumë gjasa e ka fjalën për etiketat blu të verifikimit në platformë.
Rreshtat “IG_NME_PAID_BLUE_BADGE_IDV” dhe “FB_NME_PAID_BLUE_BADGE_IDV” në kodin e aplikacionit mund ti referohen konkretisht Instagram dhe Facebook.
Po i njëjti zhvillues gjeti kod që fliste për një lloj të ri abonimi por nuk është e qartë nëse ka të bëjë me verifikimin. Twitter Blue, siç mund të keni dëgjuar të gjithë është një shërbim që kushton mes 8 deri në 11 dollarë në muaj duke ju dhënë përdoruesve akses në etiketën blu të verifikimit së bashku me disa funksione eksperimentale.
Ofrimi i një abonimi me pagesë për Twitter ishte një prej lëvizjeve të para të Musk. Edhe pse pati një lançim problematik, kompania aplikoi masa për të parandaluar përdoruesit të imitojnë të tjerët.
Nëse Meta po synon ofrimin e një verifikimi me pagesë, duhet të gjejë një mënyrë për të shmangur problemet nëpër të cilat kaloi Twitter. /PCWorld Albanian/