N’Golo Kante është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës së tij me Chelsean.
“Blues” nuk e kanë ndërmend t’ia vazhdojnë atij kontratën, prandaj edhe përfaqësuesi francez do të jetë lojtar i lirë gjatë verës që po vjen.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se mesfushori shkatërrues mund të përfundojë në La Liga.
Më saktësisht, ish-futbollisti i Leicester Cityt mund të përfundojë në Atletico Madrid.
31 vjeçari mund të përfundojë tek “Los Colchoneros” si lojtar i lirë, por nuk përjashtohet mundësia që ta vazhdojë karrierën në Angli në një klub tjetër, apo të rikthehet në Francë.