Kardiologët pohojnë: Nëse e vëreni këtë simptomë kur jeni të shtrirë në shpinë, zemra nuk punon mirë

Nëse e vëreni këtë simptomë, është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe të merrni hapat e nevojshëm për të përmirësuar shëndetin e zemrës

Edhe pse insuficienca e zemrës është një sëmundje relativisht e shpeshtë, shumë njerëz nuk dinë cilat janë simptomat e saj.

Një ndër to është posaçërisht indikativ dhe assesi nuk duhet injoruar.

Simptoma është frymëmarrje e vështirësuar në pozitën shtrirë, e njohur si ortopnea.

Kjo ndjesi, lehtësohet duke qëndruar ulur ose në këmbë, transmeton Telegrafi.

“Në rrethana normale, kur shtriheni, gjaku qarkullon pa probleme në ekstremitetet tuaja dhe do të kthehet në zemër, megjithatë, nëse vuani nga insuficienca e zemrës, zemra nuk mund të përballojë sasinë e shtuar të gjakut. Kjo çon në grumbullimin e lëngjeve në mushkëri dhe rrjedhimisht në gulçim”, shpjegojnë ekspertët për këtë sëmundje nga Universiteti i Michiganit.

Nëse e vëreni këtë simptomë te vetja, është me rëndësi që sa më parë të bisedoni me mjekun tuaj dhe të ndërmerrni hapa të nevojshëm për përmirësimin e shëndetit të zemrës suaj.

Simptomat e tjera të insuficiencës së zemrës të cilave gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje:

▪ Dispnea (vështirësi në frymëmarrje);
▪ Lodhje e madhe;
▪ Performanca e dobët fizike;
▪ Ënjtje e ekstremiteteve të poshtme.

Simptomat më pak të zakonshme të kësaj sëmundjeje janë:

▪ Kollë e fortë gjatë natës;
▪ Një rënie e papritur e përqendrimit;
▪ Zhurma e frymëmarrjes;
▪ Rritje e papritur e peshës trupore (më shumë se 2 kg në javë)

/Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë