PSG kërkon Theo Hernandez, francezët të gatshëm të ofrojnë Icardin e “rilindur”

Galatasaray ka nënshkruar me Mauro Icardin në formë huazimi nga PSG në fillim të sezonit. Ylli argjentinas ka qenë totalisht në hije me klubin francez, por tashmë duket se në Turqi ai është kthyer në Icardin e vjetër të Interit.

Në 12 ndeshje për klubin turk deri më tani, Icardi ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 6 herë. Tifozeria e Galatasaray është e dashuruar kokë e këmbë me sulmuesin argjentinas, dhe shpresojnë që klubi i tyre ta transferojë përfundimisht.

Por nga mediat italiane raportohet një skenar i mundshëm nga PSG. Sipas tyre, drejtori sportiv Luis Campos dëshiron Theo Hernandez në ekip dhe për këtë ka menduar që t’i ofrojë Milanit edhe kartonin e Mauro Icardit.

Icardi mund të jetë i gatshëm të rikthehet në Milano, por momentalisht ai gjithashtu ka deklaruar që është shumë i lumtur te Galatasaray.

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë