Search
Close this search box.

Rihanna po përgatitet për një turne nëpër botë?

Ajo do të rikthehet me një performancë spektakolare në pjesën e parë të finales së Super Bowl. Dhe duket se ky është vetëm fillimi për Rihanna-n, e cila tani thuhet se po përgatitet të shpallë një turne nëpër botë.

34-vjeçarja është shkëputur nga koncertet gjatë viteve të fundit, ku për herë të fundit performoi në vitin 2016 në Mbretërinë e Bashkuar. Rihanna po kalon shumë kohë duke punuar në studio gjatë muajve të fundit dhe thuhet se po fokusohet në performancën e saj në arenën gjigande të futbollit amerikan.

Shumë prej fansave të artistes janë të bindur se ajo do të publikojë edhe këngë të reja pas performancës në finalen e Super Bowl, e cila do të zhvillohet në Arizona më 12 Shkurt.

Shkëputja nga industria e muzikës vjen pasi artistja është fokusuar në bizneset si kompania kozmetike Fenty Beauty dhe marka e të brendshmeve Savage X Fenty. Përveç kësaj, ajo po merret edhe me rritjen e djalit të saj të cilin e mirëpriti në Maj 2022 me të dashurin ASAP Rocky.

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë