Twitteri po bëhet më pak i bezdisshëm

Rrjeti social Twitter ka paralajmëruar ndryshime në kryefaqe për përdoruesit e sistemit Android dhe iOS.

“Digitaltrends” shkroi se përditësimi do të përfshijë bashkimin e opsioneve “For you” dhe “Following” në një të vetëm. Opsionet kur ishin lansuar, nxitën pakënaqësi te përdoruesit.

Image

Opsioni i parë përfshinte postimet e atyre që përdoruesi ndiqej, ndërsa tek i dyti, përdoruesi i shihte postimet e personave që i përcillte.

Ky ndryshim u bë kur në krye të kompanisë amerikane u vu miliarderi Elon Musk.

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë