Agim Ademi shpallet i pafajshëm lidhur me akuzat për detyrim

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, është shpallur i pafajshëm lidhur me akuzat për detyrim.

Ademi dhe Rama akuzoheshin se në vitin 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Dritëro Kadolli, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMË X5”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të mërkurën, nga gjykatësi i çështjes, Sabit Sadikaj.

Sipas aktgjykimit, nuk është provuar se dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale që iu vihej në barrë.

Akrgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarve Ademi dhe Rama, po ashtu mungoi edhe prokurorja Elza Bajrami.

Të akuzuarit Ademi dhe Rama, më 7 nëntor 2022 në seancën e rigjykimit ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që iu vihej barrë.

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë