Drama me llogarinë e Luiz Ejllit në Instagram – këto janë krejt detajet që duhet t’i dini

Ka shumë ditë që në median rozë po publikohen lajme për llogarinë e banorit më të përfolur të BBVA 2, Luiz Ejlli, shkruan Insajderi.

Shoqja e tij Gena, motra e tij Ina, ish-banori i Bigut, Meridian Ramcaj janë emrat që po përfolën më së shumti në këtë mes.

“Luiz Ejlli ka një kontratë me produksionin e Bigut, ku çdo gjë që lidhet me zërin, figurën, imazhin e tij do të jetë në menaxhim nga TCH”.

Përgjigje për shumë pyetje të ngritura mbi llogarinë e instagramit të Luizit, i ka dhënë ish-fituesi i Big-ut, Anaid Kaloti.

Kaloti ka shpërndarë disa storie në profilin e tij, duke sqaruar se si qëndron e vërteta. Ai jep detaje të kontratës që Luizi ka nënshkruar me Top-in, teksa flet për zanafillën e këtij problemi ai përmend mos-pajtimet e televizionit me firmën Golden Eagle.

Ai nuk heziton ta fajësojë ish-banorin e Bigut, Meridian Ramcaj si personin e parë që sipas tij deshi t’ia marrë llogarinë Luizit për përfitimet e tij personale.

Aktualisht “fenomeni”, Luiz Ejlli ndiqet nga 646 mijë ndjekës, emri i llogarisë është kthyer në emrin e motrës së tij Ina Ejlli.

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë