Escobar: Asociacioni është hap i rëndësishëm, serbët të marrin pjesë në zgjedhjet në Veri

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij në Beograd është shprehur se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe “është hap i rëndësishëm” në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se përbën obligim për Kosovën në një numër dokumentesh, shkruan Insajderi.

Escobar u tha gazetarëve se dëshiron që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit të shpallura në katër komunat veriore të Kosovës si dhe të kthehen në institucionet nga ku janë larguar, siç e citoi Danas.

Escobar mes tjerash ka thënë se në takimin trilateral të Nivelit të Lartë në Ohër “nuk pritet të ketë nënshkrim të marrëveshjes” por se “është e dëshirueshme të ketë një pajtim për rrugën para”./Insajderi/Alarm/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë