Reshjet e shiut dëmtojnë rendimentet e grurit, shfaqet sëmundja e ndryshkut

Paralajmërimi për reshje të vazhdueshme e besa edhe vërshime po duket shqetësues për punuesit e tokës bujqësore.

Kur kanë mbetur edhe pak javë kur do të fillojë periudha e korrje-shirjeve, rendimentet nuk priten të jenë të larta.

E kultivuesit e tokës bujqësore ankohen për dëmtime që janë bërë shkak i reshjeve dhe motit të ligë.

“Ishte dashur mu pjek tashmë, por për nja 30% është demtuar dhe shkaku i ujit e i reshjeve të shiut që kanë rënë, i ka dalur një lloj ndryshku si lloj sëmundje. E gjitha për shkak të shiut”, ka deklaruar bujku Samet Imeri.

Për shqetësimin e bujqve, janë të njoftuar edhe në komunën e Podujevës.

“Në Komunën e Podujevës është tu pas reshjeve të shumta të shiut dhe një prej kulturave më të prekura është ajo e grurit pasi tash veç bëhet korrje-shirjet e tyre, kjo po na shqetëson”, ka thënë Fatri Zhitija, zëdhënës i komunës së Podujevës.

Shkaku i ujit të shumë në sipërfaqen e tokës, tek gruri është sëmundja e ndryshkut.

“Mostrat na dalin se goxha shumë sipërfaqe kultivuese është e mbuluar më ndryshkun sëmundjen e grurit dhe ky vit dallon nga vitet e tjera dhe kamë rekomanduar të bëhet spërkatja me fungicide”, ka thënë profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci.

Lidhur më ketë shqetësim të bujqve, në Ministrin e Bujqësisë nuk kanë dhënë detaje se cilat zona janë më të prekura nga ky problem./RTV Dukagjini/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë