Serbia po i shërben Putinit

Në shumë nga këto raste, strategjia ka përfshirë masa për të siguruar pika mbështetje në këta sektorë të lartpërmendur, duke shfrytëzuar njëkohësisht çdo ndarje të mundshme etnike, sociale, politike dhe fetare në vendet e Ballkanit, dhe jo vetëm në Serbi. Njëkohësisht, agjentët e Moskës të ngarkuar me këtë mision organizuan lëvizje të mëdha që mund të nxirreshin në rrugë për të nxitur përmbysjen e regjimit, shpesh për shkak të një krize të krijuar nga Moska.

Kështu, në shkurtin e këtij vitit, inteligjenca ukrainase i tregoi Moldavisë ekzistencën e një komploti të tillë për të përmbysur qeverinë e saj dhe për të ngritur një regjim pro-Moskës, që më pas do të kërcënonte Ukrainën nga jugperëndimi.

Kohët e fundit u zbuluan planet ruse për të destabilizuar dhe aneksuar Bjellorusinë,  Moldavinë dhe shtetet baltike. Po ashtu ne dimë tani shumë më tepër mbi planet fillestare të Rusisë për pushtimin dhe aneksimin e Ukrainës. Kësisoj, është e padiskutueshme që Rusia ka qenë në luftë me fqinjët e saj, edhe pse jo me armë, për disa vite.

Ka të ngjarë të ekzistojnë plane dhe strategji të ngjashme për përmbysjen dhe destabilizimin e shteteve ballkanike përveç Moldavisë. Për shembull, në vitin 2016  Moska tentoi një grusht shteti në Malin e Zi dhe Bullgari. Dhe atje për Moskën, çmimi i vërtetë do të ishte Serbia, ku ka kohë që ka ngritur disa pika të ndikimit në media, energji dhe sektorët e mbrojtjes, si dhe në politikën serbe dhe ndaj serbëve të Bosnjes në përgjithësi.

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë