Në oborrin e diskotekës ku mbrëmë ka kënduar reperi i njohu Mozzik është hedhur një granatë dore dhe ka pasur gjuajte me armë zjarri, shkruan Gazeta Express.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashni ka thënë për Express se në oborrin e diskotekës është gjetur një mjet i pashpërthyer dhe një gëzhojë e armës.
“Gjuajtje me armë zjarri dhe granatë dore”, versioni i policisë për ndërprerjen e koncertit të Mozzikut
Në oborrin e diskotekës ku mbrëmë ka kënduar reperi i njohu Mozzik është hedhur një granatë dore dhe ka pasur gjuajte me armë zjarri, shkruan Gazeta Express.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashni ka thënë për Express se në oborrin e diskotekës është gjetur një mjet i pashpërthyer dhe një gëzhojë e armës.
“Stacioni policor Gjilan me datën 28.07.2023, rreth orës 01:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në Gjilan ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Tutje, Policia ka thënë se të gjithë personat që ishin brenda diskotekës janë evakuuar në mënyrë të sigurt.
“Të gjithë personat që kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurtë janë evakuuar. Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mjeti i pashpërthyer është menaxhuar dhe asgjësuar pa asnjë pasojë nga njësiti për deminim”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë.
Rasti është regjistruar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa arsyeja pse ka ndodhur ende po hetohet. /Shkruan Express/