Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, të mërkurën do të ndërmarr një aksion të madh në Fushë Kosovë, për shkyçjen e gypave të ujit të pijshëm ndaj borxhlinjve të mëdhenj dhe konsumatorëve ilegal.
Lajmin e ka bërë të ditur për media nga zyra për informim të KRU “Prishtina”.
Në njoftim ndër të tjera thuhet se aksioni do të fillojë nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
“Nesër aksion i madh në Fushë Kosovë ( biznese e amvisëri ) , për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal
Të nderuar kolegë të medieve elektronike dhe të shkruara!
Fillimisht ju falënderojmë për gatishmërinë tuaj në bartjen e mesazhit te opinioni publik, lidhur me fushë veprimtarinë e KRU ” Prishtina ” SH.A., mesazhe të cilat u shërbejnë konsumatorëve që kanë çasje në sistemin publik të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Ua kujtojmë që, Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit!
Nesër 9 gusht 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit për media bëhet e ditur se në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës. /Shkruan Telegrafi/