Avokatët e Trumpit kërkojnë që procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit amerikan të fillojë në prill 2026

Avokatët e Donald Trumpit i kërkuan dje gjykatës federale në Uashington, që të caktojë gjyqin e ish-presidentit për në prill 2026, me akuzat se ai dyshohet se u përpoq të anulonte humbjen e tij në zgjedhjet federale të vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden.


Kjo datë e kërkuar gjyqit, do të jetë pas zgjedhjeve të nëntorit 2024 në SHBA, në të cilat Trump është kandidati kryesor për nominimin republikan.

E prokurori special kërkoi që fillimi i gjyqit të Trump të caktohet në janar 2024, transmeton Telegrafi.

“Interesi publik qëndron te drejtësia dhe një gjyq i drejtë, jo në nxitimin për të gjykuar”, shkruan dje avokatët e Trumpit.

Prokurori i Posaçëm i SHBA, Jack Smith, zyra e të cilit po ndjek penalisht Trump në çështjen e zgjedhjeve federale të vitit 2020, të enjten e kaluar i kërkoi gjykatëses së qarkut të SHBA, Tanya Chutkan, që të caktojë gjyqin për 2 janar 2024.

Kjo datë është dy javë përpara votimeve të para në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Zëdhënësi i Smith nuk pranoi të komentojë dje. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë