Serviret për (persona):5 Persona
Përbërësit
- 3 presh
- 150 gram miell
- 75 gram djathë të bardhë (shpëlajeni mirë që të mos ketë shumë kripë)
- ½ gotë ujë të vakët
- 1 dorë fara luledielli, kungulli dhe lini
- Pak vaj ulliri
- Kripë, piper.
Udhëzimet
- Lani mirë preshët, I prisni imët dhe i
- skuqni në një tigan me pak vaj ulliri.
- I shtoni kripë, piper dhe kur të jenë zbutur i lini mënjanë.
- Në tavolinën e punës shtoni miellin. Në mes shtoni kripën dhe ujin e vakët. Filloni punoni mirë masën.
- Pasi ta keni formuar brumin shtoni në mes farat dhe punojeni sërish. Shtoni edhe 1 lugë gjelle vaj ulliri.
- Në një enë përzieni preshin e skuqur me djathin e bardhë. Tani ia shtoni brumit në mes dhe vazhdoni ta punoni mirë me duar.
- Merrni një tavë me formë sipas dëshirës dhe shtroni në të bukën e përgatitur me presh.
- E fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë.
- Ju bëftë mirë!