Butrint Imeri këndon i shtrirë në koncert para fansave të tij
Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është shumë i angazhuar me koncerte gjatë verës.
Teksa mundohet të dhurojë spektakël për fansat e tij të shumtë, këngëtari shpesh herë i argëton ata edhe me lëvizje të ndryshme në skenë.
Mirëpo në një nga koncertet e tij të fundit, Imeri ka bërë një gjest të pazakontë, duke kënduar i shtrirë në skenë.
Ai ka qenë duke interpretuar baladën e tij “Brengë” në një nga koncertet e fundit, kur ishte shtrirë para publikut dhe po këndonte.
Butrinti përndryshe edhe këtë verë vazhdoi të shquhet si një prej këngëtarëve më të dëshiruar nga publiku në mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































