Dënimi për Krivaçën, presidentja Osmani: Dhuna nuk do të tolerohet, femicidi do të ndalet


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar sot pas dënimit me burgim të përjetshëm për Dardën Krivaçën, për vrasjen e 28-vjeçares Marigona Osmani.

Presidentja Osmani në një postim në Facebook shkruajnë se autorët e femicidit meritojnë dënim maksimal.

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.

Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

Dhuna nuk do të tolerohet! Femicidi do të ndalet!”, shkruan ajo.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/830584385092769?ref=embed_post

 /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë