Djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit aktivë në parti, Memli Krasniqi krenar me ta

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot djali i Hashim Thaçit, Endriti dhe ai i Kadri Veselit, Klestori, janë takuar dhe kanë punuar me të rinjtë e subjektit politik që ai e drejton.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook është shprehur se është krenar me këtë gjë.

“Endriti dhe Klestori në mesin e Rinisë së PDK-së, në përfundim të një muaji përplot aktivitete. Krenar sa s’ka!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë