Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e vona të ditë së djeshme në një qendër tregtare në Tiranë. Mësohet se menaxheri i sigurisë së një kompanie është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:15. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 45-vjeçarin me inicialet M.L.
“Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te një qendre tregtare, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë X që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Shkruan Telegrafi/