“Fast & Furious” në rrugët e Durrësit, arrestohen 3 të rinjtë që organizonin gara, policia i gjen edhe…

Pavarësisht kontrolleve të shtuara në të gjitha akset rrugore, policia ende vijon të konstatojë raste shkeljesh në rrugë, të cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve.


Së fundmi, tre të rinj kanë organizuar gjatë natës një gare shpejtësie, në një vendparkim automjetesh dhe në disa lagje të qytetit të Durrësit, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe dëmtimin e automjeteve të tjera të parkuara në vendin ku u bë gara, si dhe prishën qetësinë publike për banorët e zonës.

Kanë qenë Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar 3 shoferët me iniciale O. Sh, E. D. dhe I. N.

Tre të arrestuarit janë ndëshkuar me gjoba nga 40 mijë deri në 110 mijë lekë, pasi përvec garës, të rinjt u kapën në mungesë të dokumentacioneve, për pajisjen e këtyre automjeteve me xhama të errët.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit vijojnë monitorimin e çdo aksi rrugor të qarkut, me pajisje logjistike dhe me patrulla të paloguara./Shkruan Lajmi I Fundit/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë