Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë i koduar “Kompromisi”. Siguronte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, me qëllim shitjen e tyre në doza, si dhe vinte baste sportive me disa celularë, vihet në pranga 25-vjeçari. Në pranga edhe një 38-vjeçar, pasi shiste në lagje të ndryshme të qytetit, dozat e lëndëve narkotike që siguronte 25-vjeçari.
Sekuestrohen 1.1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, mjete për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 1 automjet, 1 tablet dhe 5 celularë.
Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve në fushën e narkotikëve, Policia e Durrësit ka siguruar informacion nga inteligjenca policore, për një rast të shitjes në doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, nga 2 shtetas, në lagje të ndryshme të qytetit./Shkruan Lajmi I Fundit/