Gërhitja nuk është gjithmonë e padëmshme, ndonjëherë mund të jetë shenjë e gjendjeve serioze

Nëse flini në shpinë, ka më shumë mundësi që të jeni të prirë ndaj gërhitjes, e cila mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.


Gjegjësisht, gërhitja ndonjëherë mund të tregojë për disa probleme shëndetësore që duhet t’i trajtojmë në mënyrë që të mos kthehen në gjendje kronike më të rënda.

Ekspertët paralajmërojnë se një person që gërhet mund të ketë disa nga problemet e mëposhtme shëndetësore: apnea obstruktive e gjumit, sëmundje të zemrës, obezitet, hipotiroidizëm ose një tiroide joaktive, septum të devijuar, polipe të hundës dhe probleme me sinuset.

Shumë njerëz pyesin nëse duhet të shohin një mjek nëse kanë probleme me gërhitjen. Edhe pse zakonisht nuk është asgjë e rrezikshme, është mirë të bëjmë një ekzaminim për të përjashtuar të gjitha shkaqet e tjera të mundshme, veçanërisht nëse gërhitja ka ndodhur papritur ose nëse pengon funksionimin tonë të përditshëm.

Ata që priren të gërhijnë kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të pësojnë goditje në tru në krahasim me njerëzit që flenë mirë.

Edhe pse në shumicën e rasteve gërhitja është një fenomen shumë i zakonshëm që mund të jetë i pakëndshëm vetëm për njerëzit që janë pranë nesh, megjithatë nuk duhet anashkaluar. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë