Gjendet i vdekur në breg të detit një 39-vjeçar në Durrës

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në breg të detit në lagjen numër 13 në Durrës.


Pas verifikimit të trupit, nuk u konstatuan shenjat dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë

Durrës/Informacion paraprak: Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit, është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës. Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë