Gjendet i vdekur një 63 vjeçar në Leposaviq, dyshohet për vetëvrasje

Një 63 vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje në orët e hershme të mëngjesit në Leposaviq.

Kështu bëjnë të ditura burimet e Telegrafit, ndërsa lajmin për vdekjen e një personi në Leposaviq e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, Veton Elshani.

Tutje bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Po është gjendur një trup i pajetë në Leposaviq. Personi është nga komuniteti serb. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë Elshani. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë