Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova arritjet e deritanishme si shtet i ka falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët e saj si dhe me ShBA-të.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka falënderuar ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Washingtonit, BE-së dhe Britanisë së Madhe në mbështetje të Kosovës.
“Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Ky akt është vulë e asaj se Kosova është euro-atlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj. /Shkruan Telegrafi/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/844603407031009?ref=embed_post