I dënuar në Poloni për vrasje në tentativë, 28-vjeçari polak arrestohet në Tiranë

Këtë të mërkurë është arrestuar në Tiranë shtetasi polak Dominik Orlowski, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e shtetit të Polonisë.

Bëhet e ditur se kapja e tij u bë në  rrugën “Muhedin Llagami”, pranë një bar kafe.

Lokalizimi dhe arrestimi i këtij shtetasi u be i mundur nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë Polonisë

Ndaj këtij shtetasi është në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”  si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje e mbetur ne tentative”, vepër e kryer ne Gdansk Poloni./Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë