Ish-ministri Mehaj kërkon nisjen e fushatës për anëtarësim në BE dhe NATO

Ish-ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e vendit që të lobojnë për shtetin e Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Mehaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka kërkuar që pesë shteteve të Bashkimit Evropian (BE), t’i tregohet e “vërteta e Kosovës”.

“Të nderuar personalitete, artistë, intelektualë, liderë, shokë, profesorë, senator, kongresmen, lobist, Shoqata, dhe të gjithë qytetarë të nderuar të Kosovës, të mërgatës Kosovare dhe matanë ndërkombëtar.

Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj, të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe të popullit tonë:

– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.

– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.

– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të vendosin në profilet e rrjeteve sociale “hashtag” #KosovoInNato dhe #KosovoInEU. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë