Një person është shoqëruar në stacion policor të mërkurën në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë, pasi dyshohet për falsifikim të parasë.
Sipas njoftimit, në veturën e të njëjtit janë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 788 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
“Rr. Ramiz Cernica, Prishtinë 02.08.2023 – 00:35. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës i janë gjetur dhe konfiskuar 788 euro para, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Shkruan Telegrafi/