Inspektorati Shtetëror i Kroacisë ka njoftuar sot se janë zbuluar substanca kancerogjene në disa produkte ushqimore serbe.
Gjatë ditës së sotme në kufirin Kroaci-Serbi, një nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen është gjetur në çipsa.
Siç shkruan N1, bëhet fjalë për prodhuesin Chips way d.o.o. nga Çaçaku – Chips Bits & Byte Paprika 150 g.
Këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian, pas aktivizimit të alarmit të shpejtë.
Akrilamide gjenden zakonisht në bukë, patate të skuqura, drithëra, biskota dhe kafe.
Agjencia Kroate e Ushqimit vlerëson se prania e akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat e njerëzve. /Shkruan Telegrafi/