Komunat kërkojnë nga MASHT-i shpërndarjen e teksteve mësimore në shkolla

Asociacioni i Komunave ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës.


Në reagimin publik thuhet se kjo vonesë mund të shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor, transmeton Telegrafi.

“Kjo vonesë tepër e panevojshme mund të shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor. Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë. Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme”, thuhet në reagim.

Asociacioni shton tutje se “asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë”.

Ndryshe, MASHT ka konfirmuar ditë më parë për Telegrafin se viti ri shkollor do të nis viti ri shkollor 2023/24. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë