Kurti emëron ministër të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ministër i ri i Mbrojtjes u emërua, Ejup Maqedonci.

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës.

Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.

Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. / Shkruan Telegrafi/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/838414270985635?ref=embed_post

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë