LVV publikon të dhënat: Kosova me normën më të ulët të inflacionit në rajon

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar të mërkurën se Kosova ka normën më të ulët të inflacionit në rajon me vetëm 2.8 për qind.

Këtë deklarim e ka bërë duke cituar të dhënat e Tranding Economics, ku thuhet se norma vjetore e inflacionit në Kosovë në muajin e gjashtë (qershor) 2023 ka rënë në 2.8 për qind nga 4.3 për qind.

“Norma vjetore e inflacionit në Kosovë në muajin e gjashtë (qershor) 2023 ka rënë në 2.8% nga 4.3% sa ishte evidentuar në muajin e pestë (maj) 2023, duke shënuar kështu normën më të ulët të inflacionit prej muajit qershor 2021, thotë matja e Trading Economics”, thuhet në postimin e LVV-së në Facebook.

Sipas matjeve të Trading Economics, në Kosovë kategoria më e rëndësishme në indeksin e çmimeve të konsumit është ushqimet dhe pijet joalkoolike (40 për qind e peshës totale).

“Transporti zë 16 për qind; Mobilje, Pajisje shtëpiake dhe Mirëmbajtje për 8 për qind; Banesat dhe Shërbimet komunale për 7 për qind; dhe Pijet Alkoolike dhe Duhani për 6 për qind. Veshje dhe Këpucë; Komunikimi; Rekreacion dhe Kulturë; Restorante; Hotele; Shëndeti; Arsimi; dhe Mallrat dhe Shërbimet e ndryshme përbëjnë 24 për qind të peshës së përgjithshme”, thuhet tutje. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë