Mjet shpërthyes në oborr të shtëpisë së kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni

Mbrëmë pas mesnatës, shtëpia e kryesuesit të Bordit të Ndërmarrjes Publike “Trepça”, Bahri Hyseni është sulmuar me një mjet shpërthyes.

Lajmin për Telegrafin e konfirmuar vetë Hyseni, duke shtuar se nuk ka të lënduar.

“Mbrëmë, rreth orës 01:00 pas mesnate, në shtëpinë time është hedhur një granatë dore. Ne kemi qenë në shtëpi, për fat të mirë nuk kemi pas lëndime apo diçka, vetëm dëme materiale, një veturë e djalit është e dëmtuar dhe vetura ime”, ka konfirmuar Hyseni.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë