Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Kosova është shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë.
Murati ka deklaruar se kjo është arritur falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike.
“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë. Një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare”, ka shkruar Murati.
Ministri ka theksuar se ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave.
“Së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”, u shpreh ministri. /Shkruan Telegrafi/