Artisti shkodran, Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito, kanë qenë së fundmi në pushime në Turqi.
Fituesi i Big Brother VIP Albania 2 iu përgjigj së fundmi pyetjeve të fansave që një live në Instagram.
Njëra nga pyetjet kishte të bënte me atë se kë këngëtari e vë në vend të parë, nënën e tij apo Kiarën.
“Nëna apo nusja vjen e para për ty”, ka qenë pyetja që iu bë nga një ndjekës, për të cilën u vu paksa në siklet.
“A e di si është kjo punë, pyetja duhet bërë kështu: Luiz kur je në hall apo kur të dhemb diku, a thu o Kiara mbarova apo o nënë mbarova. Jo vetëm Kiara por gjithkush e di që nëna është nënë dhe unë nuk kam ndenjur aq gjatë akoma me Kiarën, aq shumë vite që me i përjetu me të sakrificat, vuajtet e të gjitha sa që kam bërë me nënën. Kështu që janë disa gjëra që nuk bëhen krahasime, secila ka vendin e vet, absolutisht”, u shpreh Ejlli.
38 vjeçari shtoi: “E dua edhe Kiarën, jap jetën për të. E dua me gjithë shpirtin”.
Të njëjtit filluan lidhjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku edhe në natën finale të spektkalit kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. /Shkruan Telegrafi/