Nesër bëhët lansimi i masës për subvencionimin e qytetarëve në investim në pajisje shtëpiake efiçiente

Ministria e Ekonomisë nesër do të bëjë lansimi i mbështetjes së konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar.


Rizvanolli në televizionin publik ka folur gjerësisht për këtë subvencionim, duke ftuar qytetarët që të aplikojnë.

Ajo ka thënë se kjo është bërë me përkrahjen e Bashkimit Evropian, në kuadër të fondit IPA.

Më tej foli edhe për grevën e minatorëve – ministrja tha se problem i minatorëve, do të zgjidhet dhe për këtë po punohet në vazhdimësi. Sipas saj, ‘Trepça’ ka bërë progres në këto vitet e fundit.

“Pavarësisht subvencionimit nga qeveria Trepça ka pas problem me pagat e punëtorëve. Këtë vit pagat e minatorëve janë rritur. Dhe jemi duke punuar në stabilitetin dhe ‘Trepçës’. Do të punojmë në përmirësimin e kushteve për minatorët dhe të mos kenë problem me pagat”, u shpreh Rizvanolli./Shkruan telegafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë