Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, temë diskutimi në takimin e Kurtit me kryeministrin grek

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim kokë më kokë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas burimeve të mediave greke takimi është mbajtur në ndërtesën Maximos.

Të njëjtat burime thanë se është biseduar për vazhdimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me fokus bashkëpunimin ekonomik.

Për më tepër, Mitsotakis nënvizoi rëndësinë që Greqia i jep dialogut Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë