Pas MINT-it, policia bastis edhe një restorant në Prishtinë

Policia e Kosovës sot në orët e mëngjesit është duke kryer një bastisje në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë (MIINT) si dhe një shtëpi e restorant në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, ky aksion vjen pas publikimit të disa incizimeve për ‘skandalin e grurit dhe vajit’.

Sipas burimeve të Telegrafit mësohet se bëhet fjalë për restorantin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, në Prishtinë, e që raportohet se është person i afërt me Kurtin.

Po ashtu Telegrafi kontaktoi edhe me avokatin e Ridvan Muharremit, Muhamet Halimin por i njëjti tha se është në përcjellje të situatës.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, mirëpo deri më tani ata janë të pa qasshëm. /Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë