Policia e Kosovës në rajonin e Pejës në kuadër të planit “Goditja” ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin për media thuhet se patrullat policore deri sa ishin në pikë kontrolli në rrugën “Mulla Zekё Berdyna” në Pejë kanë ndaluar një automjet me targa vendore dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit TT kal: 7.62mm, një karikator i së njëjtës armë, tetë fishekë kal: 7.62mm dhe një sëpatë.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Shkruan Telegrafi/