Policia jep detaje për aksidentin në Drenas, ku humbi jetën një person dhe tre të tjerë u lënduan

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën në fshatin Çikatovë e vjetër në Drenas.


Policia përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se viktima e këtij aksidenti është e gjinisë femërore.

“Është raportuar se një veturë civile të cilën e drejtonte një femër kosovare është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja femër kosovare, po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e veturës, dhe pasagjerët tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare”, thuhet në raport.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë