Policia jep detaje rreth tentim vrasjes në Podujevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me tentim-vrasjen që ka ndodhur të dielën në Podujevë.


Policia njofton se një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe më pas me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar dy gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë