Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se Rusia ka dështuar “të izolojë popullatën nga lufta”, duke shtuar se po i jep përparësi ndryshimit të legjislacionit për t’ua mundësuar më shumë burrave të përfshihen në luftë.
Sipas raportit të përditshëm, Ministria ka bërë të ditur të hënën se në mes të korrikut, Duma e Shtetit rriti moshën maksimale të detyrimit për rekrutim nga 27 në 30, duke ruajtur kufirin aktual të poshtëm në 18.
Aktualisht, rekturët e rinj rusë nuk janë dislokuar në Ukrainë pasi janë mobilizuar të kryejnë detyra e operacione të tjera brenda Moskës.
Britania e Madhe ka theksuar se shtimi i sulmeve ukrainase brenda territorit rus, niveli i madh i represionit të brendshëm e rebelimi i fundit i “Wagnerit”, lidhen ngushtë “me dështimin e shtetit për të izoluar popullsinë nga lufta”./Shkruan Panorama/