Adnan Januzaj mund ta përfundojë aventurën në futbollin evropian, për t’u transferuar në elitën e futbollit arab.
Sipas gazetarit nga Belgjika, Sacha Tavolieri, për 28 vjeçarin ka shprehur interesim Al Tai nga Arabia Saudite.
Januzaj që është lojtar i Sevilla nga gushti i vitit të kaluar, ka përjetuar periudhë të vështirë pasi për spanjollët ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje, duke mos regjistruar gol dhe asist në 126 minutat me fanellën e andaluzianëve.
Në shkurt të këtij viti u huazua tek Basaksehir në Turqi, duke shënuar dhe asistuar tre herë në 17 ndeshje, por me përfundimin e sezonit u kthye në Spanjë.
Januzaj nuk është pjesë e planeve të trajnerit Jose Luis Mendilibar Etxebarria dhe për këtë arsye pritet të largohet këtë afat kalimtar. /Shkruan Klan Kosova/