Faqja e bankës Raiffeisen në Facebook gjatë së mërkurës është sulmuar nga individë të paautorizuar.
Banka njofton se qasja e paautorizuar ishte e kufizuar vetëm në përditësimin e fotografisë së profilit të faqes në Facebook.
“Në çdo moment kemi pas qasje ne llogari dhe kemi marr masa të menjëhershme që të sigurojmë faqen”, ka njoftuar Raiffeisen Bank.
“Besimi dhe siguria juaj janë të një rëndësie të madhe për ne. Ne jemi të përkushtuar të ruajmë standardet më të larta të sigurisë dhe privatësisë për të gjithë klientët tanë”, vijon tutje njoftimi i bankës.
Për ndonjë shqetësim ose pyetje, Raiffeisen Bank ka lutur klientët që të mos ngurrojnë të kontaktojnë ekipin e mbështetjes në 038222222.
“Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar çdo informacion të nevojshëm”.
Banka ka kërkuar ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar ky incident./Shkruan Telegrafi/
https://www.facebook.com/RaiffeisenKosova/posts/673821018109319?ref=embed_post
Kështu dukej për disa çaste ballina e Raiffeisen Bank pasi u sulmua nga hakerët: