Studimi/ Edhe konsumi i moderuar i alkoolit, rrit rrezikun e infarktit

Edhe konsumi i ulët apo i moderuar i alkoolit, rrit presionin e gjakut dhe shanset për infarkt, sipas një studimi gjenetik të publikuar në The Lancet.

Kërkuesit britanikë dhe kinezë vëzhguan 500 mijë njerëz për 10 vjet. Ata thonë se përfundimet janë prova më e mirë deri më sot për efektet e drejtpërdrejta të alkoolit. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të kufizojnë konsumin e alkoolit.

Është tashmë e ditur se konsumi i madh i pijeve alkoolike është i dëmshëm për shëndetin dhe shton rrezikun për infarkt, por disa studime sugjeronin se konsumi në sasi të vogla, mund të ishte i mirë për shëndetin, ndërsa të tjerë kanë nënvizuar se nuk ka një nivel të sigurt për konsumin e alkoolit.

Por, kërkuesit e universitetit të oksfordit, atij të Pekinit dhe akademisë kineze të shkencave mjekësore, kanë dalë në përfundimin se konsumi i një apo dy gotave alkool çdo ditë, e rrit rrezikun e infarkteve me 10-15 për qind. Konsumi i katër gotave në ditë, e rrit rrezikun me 35%./Shkruan Gazeta Express/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë